Lajme
LAPSH shqyrton fillimin e vitit të ri shkollor në Cyrih
U diskutua edhe për zgjedhjet brenda këtij institucioni
Kryesia e LAPSH-it të kantonit të Cyrihut, së bashku me mësimdhënësit e gjuhës shqipe mbajtën sot një mbledhje me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Diskutimet u zhvilluan rreth fillimit të vitit të ri shkollor si dhe parapërgatitjet për zgjedhjet në LAPSH-in e kantonit të Cyrihut.
Kryetari i LAPSH-it për kantonin e Cyrihut, duke u uruar mirëseardhje të pranishmëve i uroi ata për fillimin e vitit shkollor.
“Një falënderim i veçantë ishte edhe për stafin e konsullatës sonë në Cyrih, e cila kishte vënë në dispozicion hapësirat e veta për mbajtjen e kësaj mbledhjeje. Zoti Ulaj i njoftoi të pranishmit edhe formalisht për hapjen e 4 pikave të reja shkollore si në:
Glattfelden me mësuesen Sabahate Krasniqi; Eglisau, me mësuesen Afërdita Veliu; Dietikon, me mësuesen Valentina Morina dhe Pfungen, me mësuesen Elfete Hasi”, thuhet në njoftimin e LAPSH-it.
Më tutje bëhet e ditur se kryetari Ulaj njoftoj se LAPSH-i kantonal duhet të nisë parapërgatitjet për mbajtjen e Kuvendit zgjedhor. Ai vuri në dukje se duhet organizuar aty ku është e nevojshme këshillat e prindërve, në mënyrë që më pastaj kur të ftohet mbledhja e Kuvendit të jenë të përmbushura detyrat statutare sa i përket votimit. Nga arsimtarët dhe anëtarët e kryesisë u sirgurua zotimi për të bërë të gjitha punët e nevojshme për një Kuvend të suksesshëm në kohën kur do të vendoset për mbajtjen e tij.
Derisa në mbledhje u diskutua gjithashtu edhe çështja e pajisjes me librat shkollorë, sfidat teknike-administrative në pikat e ndryshme shkollore dhe mënyra se si të tejkalohen ato në formë bashkëpunuese me organet kompetente shkollore.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor