Shkurt.ch

Lansohet iniciativa kundër mbajtjes së armëve në shtëpi

Iniciativa do të votohet nga populli në një referendum që do të mbahet më 13 shkurt 2011

 Bartësit e iniciativës popullore „Për mbrojtje nga dhuna e armëve” kanë lansuar sot në Bernë zyrtarisht iniciativën e tyre. Siç njofton gazeta „20 Minuten”, kryetari i Lidhjes së Mjekëve Zviceranë FMH, Jacques de Haller, duke prezantuar iniciativën është shprehur se nismëtarët „nuk janë për abrogimin e ushtrisë, por për shpëtimin e jetëve”.

Sipas tij, ndalimi i mbajtjes së armëve ushtarake nëpër shtëpi do të zvogëlonte ndjeshëm numrin e vrasjeve dhe vetëvrasjeve që ndodhin në Zvicër.

Iniciativa, për të cilën do të votohet më 13 shkurt 2011, kërkon mbajtjen e një liste të armëve në nivel vendi, si dhe deponimin e armëve ushtarake në kazerma.

Në komitetin e iniciativës bëjnë pjesë mjekë, policë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të rreth 70 organizatave të tjera. 

Në komitetin e iniciativës bëjnë pjesë mjekë, poilicë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe përfaqësues të rreth 70 organizatave tjera.