Uncategorized

Ky peshkaqen i ka 392 vjet! A është kjo gjallesa më e vjetër në botë?

Biologu i deteve Julius Nilsen ka llogaritur së fundi se kjo gjallesë deti mund të jetojë deri në 400 vjet. Për të ardhur te kjo gjetje ai ka përdorur metodën e quajtur radiokarbonike e cila përcakton moshën e kafshëve

Kjo është gjallesa më e vjetër në botë dhe me siguri ua kalon për shumëfish për nga jetëgjatësia të gjithë kurrizorëve të tjerë. Peshkaqeni me emrin shkencor Somiosus microcephalus, i njohur edhe si peshkaqeni i akullt mund të mbërrijë një moshë deri 400 vjeçare, shkruan nzz.ch.

Por, të dhënat që kanë shkencëtarët rreth këtij lloji të peshkaqenit janë shumë të pakëta. Biologu i deteve Julius Nilsen ka llogaritur së fundi se kjo gjallesë deti mund të jetojë deri në 400 vjet, transmeton albinfo.ch. Për të ardhur te kjo gjetje ai ka përdorur metodën e quajtur radiokarbonike e cila përcakton moshën e kafshëve.

Peshkaqenët e këtij lloji mund të rriten deri në 5 metra gjatësi ndërsa mund të lindin vetëm pasi të jenë bërë të gjata katër metra. Gjegjësisht, pjekurinë seksuale e arrijnë vetëm rreth moshës 150 vjeçare! Kjo i bën shkencëtarët të besojnë se sa më i madh që të jetë peshkaqeni aq më i moçëm është ai. Një peshkaqen i tillë që është gjetur ka pasur gjatësinë prej 502 centimetrash, që sipas llogaritjes së përmendur i bie t`i ketë 392 vjet jetë!