Futboll

Ky është formacioni i Kosovës kundër Bjellorusisë

Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha ka publikuar formacionin për ndeshjen me Bjellorusinë që fillon në ora 20:45 e që është i njëjtë me formacionin në ndeshjen ndaj Zvicrës.

Sulmin për Dardanët e udhëheqë Elbasan Rashani, ndërsa pas tij janë Zymer Bytyqi e Florent Muslija.

Në mesfushë do jetë Zyba, Hadergjonaj, Vojvoda e Berisha, ndërkohë në mbrojtje janë të vendosur Aliti, Dellova e Krasniqi e në portë është Bekaj.