Shkurt.ch
Kush do të marrë vendin e Calmy-Rey?
Alain Berset nga Neuchateli dhe Pierre Yves Maillard nga Vaud përmenden si emrat më të mundshëm për të zënë vendin e Calmy-Rey
Vendimi i presidentes së Zvicrës Micheline Calmy-Rey për të dhënë dorëheqje nga posti i saj, ka ngjallur spekulimet se kush mund ta zëvendësojë atë. Aktualisht po flitet kryesisht për dy emra si kandidatë më seriozë për t`ia zënë vendin politikanes veterane.
Bëhet fjalë për dy politikanë të Zvicrës frankofone: Alain Berset dhe PierresYves Maillard. I pari, Berset, është vetëm 39 vjeç, është nga Neuchatelidhe e përfaqëon kantonin e tij në Dhomën e Kantoneve të Parlamentit të Zvicrës. I dyti, Maillard, 43 vjeç, mban funksionin e drejtorit të shëndetësisë në qeverinë e kantonit Vaud.
Shanse më të vogla se këta të dy ka ministri në Qeverinë e Neuchatelit dhe ish parlamentari federal Jean Studer.
Duke qenë se Micheline Calmy-Rey ka përfaqësuar “Zvicrën romane” edhe trashëgimtari i saj duhet të jetë nga ajo pjesë, shrkuajnë mediet zvicerane.
Ndërkohë që spekulimet për pasardhësin e Calmy-Rey po shtohen, Partia Socialdemokrate, e presidentes në dorëheqje nuk ka menduar që të lidhë koalicione me partitë tjera për të mbrojtur ulësen e mbajtur deri më tash nga Rey.
Rreziku që SP ka për të humbur njërin nga dy postet në Qeverinë Federale është evident, ka pranuar kryetari i kësaj partie, Christian Levrat. Por, sipas tij, partia do t`i fitojë zgjedhjet e tetorit kështu që ai nuk sheh përse do t`i mohohej partisë së tij e drejta për t`i pasur dy minsitra në Qeverinë Federale të Zvicrës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor