Kosova

Kurti: Shqipëria kalon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur gëzimin e tij për kualifikimin e kombëtares së Shqipërisë në EURO2024.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”, ka shkruar Kurti, përcjell albinfo.ch.

Shqipëria me golin e Sokol Cikalleshit nga penalltia ka siguruar një barazim me Moldavinë si vendase, duke i prerë vetes biletën për Berlin.