Kosova

Kurti mbledh ministrat, priten masa të reja anti-Covid

Sipas një njoftimi të fundit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në orë 15:00 do të mbajë mbledhje me ministrat. Sipas burimeve, në këtë mbledhje pritet të merren masat e reja anti-Covid, transmeton albinfo.ch.

Nga ekzekutivi janë takuar gjatë vikendit me kryetarët e komunave dhe gastronomët, derisa është bërë e ditur se do të merret vendim që nga data 6 prill deri më 12 prill të mbyllen lokalet e gastronomisë dhe qendrat tregtare.

Thuhet se këtë vendim e kanë kundërshtuar përfaqësues të shoqatës së gastronomëve, derisa të njëjtët do të mbledhin Këshillin Drejtues sot në orën 14:00.