Kosova
Kurti u përgjigjet Erdoganit dhe Netanjahut, pa përmendur ambasadën në Jerusalem
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka shkruar një letër president turk, Tayyip Erodogan, duke e falënderuar për urimin që i ka bërë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, ku LVV-ja doli si parti e parë, përcjell albinfo.ch.
Në këtë letër që e kanë publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Kurti thotë se në zgjedhjet e 14 shkurtit kosovarët kanë vendosur të ndryshojnë të ardhmen e tyre.
“Sapo Qeveria të formohet, do të shikoj të thellojmë marrëdhëniet tona përmes një bashkëpunimi të hapur”, shkruan Kurti në letrën falënderuese për Erdoganin.
Ai tutje thotë se shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë urë lidhëse e miqësisë në mes dy vendeve tona.
Në letrën falënderuese për kryeministrin izraelit, Netanyahu, Kurti thotë se e mirëpret faktin që marrëdhëniet mes dy popujve kanë arritur në lidhje diplomatike në mes dy vendeve.
“Unë e shoh këtë si një mundësi të forcimit të bashkëpunimit tonë politik, ekonomik dhe kulturor. Si kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, do të jap i nderuar të adresojë çështjet relevante të komunitetit hebrej dhe trashëgimisë së saj në vendin tonë”, shkruan Kurti në letrën falënderuese dërguar Netanyahut.
Ndryshe në këto letra Kurti nuk ka përmendur çështjen e hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ndonëse kjo çështje është bërë temë diskutimi kohëve të fundit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër? Gomat e dimrit nuk janë të detyrueshme në Zvicër. Ekspertët besojnë se rregulloret aktuale janë të...
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes