Kosova
Kurti ftohet si dëshmitar nga Prokuroria Speciale
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është ftuar të paraqitet si dëshmitar pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu.
“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale”, ka shkruar Kryeziu.
Tutje ai shton se përmes kësaj ftesë po tentohet të ndikohet në zgjedhje.
“Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka thënë Kryeziu.
Në ftesë thuhet se shefi i ekzekutivit duhet të paraqitet më 16 dhjetor në orën 09:30 të dëshmojë pranë Prokurorisë Speciale.
E-Diaspora
-
Mbi 30 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues Janë bërë mbi 30 mijë aplikime, ndërsa 1,990 janë refuzuar...
-
Çfarë i premton PDK diasporës?
-
Albin Kurti dhe Diaspora: Në mes të premtimeve dhe realizimit
-
Hyra Morina Sylkaj, shqiptarja e parë shofere e autobusit në Vjenë
-
11 kompani nga Diaspora në Konventën e 7-të të industrisë së drurit në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Rritja e çmimeve zvogëlon kërkesën në tregun zviceran të banesave Ka pasur një lehtësim në tregun zviceran të banesave. Kjo nuk është për shkak të rritjes...
-
Aargau është kantoni zviceran me “lirinë” më të madhe
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pritet të ulë më tej normat e interesit
-
Karin Keller-Sutter, zyrtarisht presidente e Zvicrës për vitin 2025
-
Rreth 500 sirianë të prekur nga ngrirja e statusit të azilit në Zvicër