Kosova
Kurti e nxjerr për votim ligjin e ri për zgjedhjet
Iniciativa e Lëvizjes Vetëvendosje për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje pikërisht në ditën kur pritet të votohet për zgjedhjen e presidentit, po shihet si presion ndaj partive të tjera se vendi do të shkojë në zgjedhje të reja nëse Vjosa Osmani nuk zgjidhet presidente.
Sot gjatë ditës pritet që të votohet për presidentin e ri të Kosovës, pasi që kanë mbetur tashmë edhe tri ditë kur përfundon afati për votimin e një personi në karrigen më të rëndësishme të shtetit.
Vetëvendosje që ka mbledhur tashmë nënshkrimet e 40 deputetëve për seancë të re, pritet që para se të thirret, e njëjta të votojë edhe për ndryshimin e ligjit për zgjedhje, merr vesh Gazeta Express.
Njëri nga premtimet kryesore të dyshes fituese të zgjedhjeve të 14 shkurtit ishte ai për ndryshimin e ligjit për zgjedhje.
Vetëvendosje e ka inicuar një projektligj për amendamentimin e Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme.
Kryesia e Kuvendit ende nuk ka vendosur për një seancë të re, e deri më tani ende nuk është saktësuar ora e saktë kur do të thirret.
Një seancë e Kuvendit është mbajtur sot me fillim nga ora 10:00, ku është bërë betimi i deputetëve të rinj, e ka pasur edhe debat në mes të pozitës dhe opozitës.
“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për zgjedhje në lidhje me votimin e mërgatës sonë në ambasada dhe konsullata”, kishte qenë një nga premtimet kryesore të LVV-së dhe Listës “GUXO”
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës