Kosova

Kurti: Do të krijojmë Fondin e Sigurimeve Shëndetësore

Albin Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka deklaruar se qeveria e tij do të krijojë Fondin e sigurimeve shëndetësore.

Sipas tij, askush nuk do të falimentojë veç pse sëmuret.

“Neni 51 i Kushtetutës sonë garanton mbrojtje shëndetësore dhe sociale. Ne do të fillojmë me Sistemin e Informimit Shëndetësor, do të sigurojmë udhëzime klinike dhe licencim të profesionistëve si dhe do të shkojmë drejt krijimit të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore. Askush nuk duhet të falimentojë vetëm sepse sëmuret”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kujtojmë se zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 14 shkurt e nxorën fituese Lëvizjen Vetëvendosje, sipas votave të rregullta, ende pa u numëruar votat nga jashtë Kosovës dhe ato me kusht. /Albinfo.ch