Futboll
Kuqezinjtë, të gatshëm për sfidat vendimtare
Nga Roshi te Hysaj, të gjithë njëzëri, gati për të dhënë maksimumin për këto dy sfida mjaft të rëndësishme në rrugën drejt “Gjermani 2024”
Kombëtarja kuqezi ka nisur përgatitjet për dy sfidat e shtatorit, ndaj Republikës Çeke në Pragë, më 7 shtator, dhe ndaj Polonisë më 10 shtator në stadiumin ‘Air Albania’. Nga Roshi te Hysaj, të gjithë njëzëri, gati për të dhënë maksimumin për këto dy sfida mjaft të rëndësishme në rrugën drejt “Gjermani 2024”.
“Si gjithmonë, kthimi në Kombëtare është krenari, ashtu siç jam ndjerë kur kam qenë 19 vjeç, edhe sot është shumë kënaqësi. Kombëtaren e kam gjetur me shumë ndryshime, që nga trajneri, ashtu dhe nga stafi, fusha e stërvitjes, hoteli ku po qëndrojmë në Tiranë. Çdo gjë është në rregull, jemi takuar me të gjithë çunat, i shikoj shumë të motivuar. Jam shumë i bindur në vetvete se ky grup shkon 100% në Evropian. I garantoj të gjithë se do të japim maksimumin. Jam shumë i bindur se do të shkojmë në Evropianin 2024 në Gjermani”, deklaroi Roshi, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares, që mora një ftesë për këto dy ndeshje, që janë shumë të rëndësishme për ne. Besoj se do të japim maksimumin të gjithë. Gjithmonë bëjmë shaka me njëri-tjetrin, nëse do fitojë Polonia apo do fitojmë ne, por të dielën besoj se do e shikojmë se kush do të dalë fitues. Kur merr ftesë nga Kombëtarja, mundohesh të japësh më të mirën dhe të jesh protagonist. Për një sulmues është shumë e rëndësishme të shënosh dhe të ndihmosh ekipin me gola ose asist, kështu që ndihem shumë mirë dhe shpresoj që të ndihmoj ekipin sa më shumë që të fitojmë ose të marrim rezultate shumë të mira në këto dy ndeshje. Duhet të japim maksimumin që të arrijmë objektivin tonë, të jemi pjesë e Evropianit 2024. Falënderojmë tifozët që do të na vijnë të na shikojmë dhe ne do të japim më të mirën në këto dy ndeshje”, shprehet Ernest Muçi.
“Dita e parë, shumë e bukur, me diell, po punojmë mirë. Shpresojmë të bëjmë një ndeshje ashtu siç duhet, sepse na duhen këto pikë”, deklaroi Thomas Strakosha.
“Jemi shumë mirë, po bëhemi gati. Jemi të gjithë me motivim shumë të lartë dhe besoj që do të kemi sukses”, theksoi Etrit Berisha.
“Ndihem shumë mirë. Është dita e parë dhe të gjithë ndihen shumë mirë si ditë e parë. Të gjithë të kënaqur, të gjithë ishin shumë mirë. Edhe unë ndihem mirë, luajta ndeshjen e fundit, jam duke u rikthyer në formë dhe jam gati për ndeshjet e forta që kemi tani”, nënvizoi Elseid Hysaj.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor