Futboll

Kupa e Botës 2030 do të zhvillohet në gjashtë shtete dhe tri kontinente

 

Kupa e Botës 2030 do të mbahet në gjashtë vende dhe në tri kontinente, ka konfirmuar FIFA, përcjell albinfo.ch.

Spanja, Portugalia dhe Maroku kanë fituar organizmin e ngjarjes më të madhe në botë, ndërsa tri ndeshjet hapëse do të zhvillohen në Uruguai, Argjentinë dhe Paraguai.

Ndeshjet hapëse në Amerikën e Jugut do të shënojnë njëqindvjetorin e Kupës së Botës, pasi do të bëhen 100 vjet nga turneu inaugurues në Montevideo. Vendimi pritet të ratifikohet në një kongres të FIFA-s vitin e ardhshëm.