Kosova
Kualifikimi i Ballkanit në Ligën e Konferencës, flet trajneri Ilir Daja
Ekipi i futbollit Ballkani ka arritur të sigurojë vend në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës. Kjo është përcjellë me një festë të madhe nga gjithë anëtarët e klubit.
“Ai festim ka një spektër më të gjerë, sepse ndërthuren ndjenjat me pjesën e asaj sakrifice që kanë bërë lojtarët, stafi im, investimet e bëra nga presidenti dhe stafi i tij në rrugëtim deri në ndeshjen e kthimit. Është përgjegjësi e madhe ndeshja e kthimit sidomos pas një fitoreje me rezultat të thellë. Eliminimi nga një rezultat i favorshëm do të binte mbi trajnerin”, ka thënë trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, të premten për KOHËN.
Kjo është hera e dytë që nën drejtimin e Dajës, Ballkani kualifikohet në Ligë të Konferencës, derisa shton se synimi është Liga e Kampionëve.
“Është objektiv. Ndihem i plotësuar, sepse këto të arritura janë kulmi i karrierës sime. E kemi nisur me Skënderbeun, pastaj është vazhduar me Ballkanin, ku për herë të parë kemi dalë në grupet e Ligës së Konferencës dhe kemi përsëritur të njëjtin sukses. Përveç trofeve këto janë kulmet e karrierës për një trajner, pasi shumë nuk arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë. E kam përjetuar tri herë dhe kjo është arritje maksimale”, ka theksuar Daja, përcjell albinfo.ch.
Daja ka komentuar kundërshtarët që Ballkani do t’i ketë në edicionin 2023/2024 të Ligës së Konferencës.
“Brenda mundësive do të përpiqemi ta japim më të mirën e mundshme dhe ta përfaqësojmë jo vetëm Suharekën, por edhe Kosovën në Evropë. Tre kundërshtarët janë më cilësorë në shumë drejtime, duke nisur nga eksperienca, kualiteti i ekipit dhe infrastruktura. Me mundësitë tona, do të mundohemi ta përfaqësojmë denjësisht futbollin e Kosovës”, ka deklaruar ai për KOHËN.
Kampioni i Kosovës është pjesë e Grupit C, të cilin e përbëjnë edhe Dinamo e Zagrebit, Viktoria Plzeni e Astana, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor