Kosova

Kualifikimet për “EURO 2024”, këto janë ndeshjet e sotme

Mësohet se sot zhvillohen shtatë ndeshje të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “EURO 2024”, të vlefshme për xhiron e nëntë, përcjell albinfo.ch.

Vlen të theksohet se përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Zvicrën në Basel, ku kërkon fitoren e cila do ti mbante gjallë shpresat për një kualifikim në Kampionatin Evropian.

Në të njëjtin grup, Izralei do të jetë nikoqire e Rumanisë, kurse Bjellorusia e pret Andorën.

Në grupin B, Holanda do të kërkojë fitoren si nikoqire e Irlandës, fitore kjo e cila do të siguronte biletën për Berlin, pasi Greqia luan sonte ndeshjen e fundit të eliminatorëve, kundër Francës.

Tulipanët kanë 12 pikë, aq sa edhe Greqia, por që kanë përparësi për shkak të ndeshjeve direkte, derisa tre ditë më vonë do të luajnë edhe ndaj Gjibraltarit.

Dy ndeshjet tjera të ditës së sotme janë ato të Grupit D, ku Uellsi dhe Kroacia janë në luftë për vendin e dytë, i cili siguron pjesëmarrjen në EURO 2024.

Uellsi do të jetë mysafire e Armanisë, ndërsa Kroacia luan në udhëtim ndaj Letonisë.

Më poshtë të gjitha ndeshjet e sotme të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.