Shkurt.ch

Kryepolici i Zvicrës në udhëtim zyrtar me mikeshën ruse

Ky veprim, sipas gjykatës, përbën rrezik për sigurinë dhe për funksionin që bart Perler prandaj ai pezullohet nga detyra

Shefi federal i Policisë kriminalistike të Zvicrës, Michael Perler është shpallur person me “rrezikshmëri për sigurinë e vendit” dhe është detyruar që përkohësisht t`a delegojë funksionin te zëvendësi i tij.

Këtë rrezikshmëri e ka konstatuar Gjykata Federale Administrative në një vendim të saj.

Sipas kësaj gjykate, Perler, në një udhëtim zyrtar të bërë në Rusi, kishte marrë me vete edhe mikeshën e tij ruse, të cilën e kishte njohur vetëm pak muaj më parë. Ky veprim, sipas gjykatës, përbën rrezik për sigurinë dhe për funksionin që bart Perler.

Ky i fundit i kishte urdhëruar vartësit e tij t`i bënin një verifikim mikeshës së tij,  por nuk i kishte informuar eprorët, siç duhej të vepronte.

Kjo i ka kushtuar atij me pezullimin e përkohshëm nga posti dhe me ndalimin për të pasur qasje në të dhënat e besueshme të sigurisë së lartë.