Shkurt.ch

Kryeparlamentari Krasniqi nesër nis vizitën në Zvicër

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi nga 6 deri më 9 mars do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Zvicër

 Jakup Krasniq do të qëndron në Zvicër me ftesë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Zvicrës,  Hansjörg Walter.

Në këtë vizitë, kryetari i Kuvendit do të jetë i shoqëruar nga: Safete Hadergjonaj, Teuta Sahatçia, Fikrim Damka, Mehmet Hajrizi dhe Skender Reçica.

Gjatë kësaj vizite, bëhet e ditur përmes një njoftimi, kryetari i Kuvendit do të zhvillojë takime me Hansjörg WALTER, kryetar i Këshillit Kombëtar të Zvicrës,  Hans ALTHERR, kryetar i Këshillit të Shteteve, Didier Burkhalter,  shef i Departamentit të Punëve të Jashtme, anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Zvicrës,  Martin Dahinden, drejtor i Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe  Alexander Tschäppät, kryetar i Qytetit të Bernit.