Lajme

Kryeministri izraelit: Bejruti mund ta ketë fatin e Gazës

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se kryeqyteti i Libanit mund të ketë fatin e Gazës, duke u shprehur se Bejruti do të shndërrohej në Gaza nëse grupi militant libanez, Hezbollah, përshkallëzon sulmet kundër vendit të tij, shkruan skynews.

“Jemi të vendosur të sjellim fitoren”, u shpreh ai, përcjell albinfo.ch.

Ndryshe, ushtria izraelite dhe luftëtarët e Hezbollahut po vazhdojnë sulmet në zonën kufitare që nga fillimi i luftës më 7 tetor.