Futboll

Kryeministri i Shqipërisë uron lojtarët e kombëtares për kualifikimin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kombëtaren për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshme.

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, ka shkruar Rama, derisa këtij urimi ia ka bashkangjitur edhe një vizatim të shqiponjës dykrenare.

Shqipëria barazoi me Moldavinë, duke e siguruar biletën për Berlin.