Kosova
Kryeministri i Kosovës: Milan Radoiçiq është arsyeja thelbësore e sulmeve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, sot i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare t’i bëjë trysni Serbisë ta dorëzojë tek autoritetet kosovare Milan Radoiçiqin, duke thënë se politikani dhe biznesmeni serb është “arsyeja thelbësore” e sulmeve që kanë ndodhur dhe mund të ndodhin në të ardhmen në Kosovë.
Sipas tij, problemi kryesor për bindjen e tij është fakti që Millan Radoiçiqi nuk dorëzohet nga autoritetet serbe te ato të Kosovës, transmeton albinfo.ch.
Kurti ka deklaruar se sikur Radoiçiq të mos lihej i lirë në Serbi, do të binin gjasat në mënyrë drastike që të realizoheshin të gjitha këto sulme që kanë ndodhur dhe sulmet në të ardhmen që ata i planifikojnë.
“Ne kërkojmë prej faktorëve ndërkombëtar t’i bëjnë trysni Beogradit ta dorëzojnë kryekriminelin Radoiçiq tek institucionet e Kosovës. Nëse Serbia ka dyshim se Radoiçiq nuk do të kishte gjykim të drejtë në Kosovë, ne e kemi EULEX-in, ai i vëzhgon të gjitha rastet në Kosovë. Prandaj ai duhet t’i dorëzohet Kosovës”, tha ai.
E-Diaspora
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi me ngjyrat kuq e zi ka shënuar festën e flamurit dhe 15-vjetorin...
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
-
PDK mbajti tubimin me bashkatdhetarët në Vjenë, Hamza i përshëndet nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Gati 300 ilaçe tani janë më të lira në Zvicër Gati 300 ilaçe kanë qenë më të lira, mesatarisht 12%, që nga 1 dhjetori. Zyra Federale...
-
Ndalimi emergjent i Edelweiss gjatë ngritjes nga Cyrihu: Të dhënat e para për shkakun
-
A po e ndërpret Elon Musk tani marrëveshjen e avionëve F-35 me Zvicrën?
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Sistemi i ri tarifor: Mjekët u frikësohen disavantazheve për pacientët