Shkurt.ch

Kryekuvendari Krasniqi u prit nga homologët e tij zviceranë

Krasniqi me delegacionin ka pasur pritje zyrtare te kryetari i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Hansjörg Walter

Delegacioni i Parlamentit të Kosovës, i kryesuar nga kryetari, Jakup Krasniqi ka pasur sot një agjendë të ngjeshur takimesh, në kuadrin e vizitës zyrtare në Bernë.Në orët e paradites, Krasniqi me delegacionin ka pasur pritje zyrtare te kryetari i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, Hansjörg Walter, me ç`rast janë zhvilluar bisedime mbi çështjet që lidhen me bashkëpunimin Zvicër-Kosovë.Nga takimi me ministrin e jashtëm zviceran, Didier BurkhalterKryekuvendari Krasniqi po kështu është takuar sot edhe me anëtarët e komisionit për punë të jashtme të Parlamentit të Zvicrës. Po ky komision ka shtruar drekë për kryetarin e Kuvendit të Kosovës dhe për delegacionin e tij.Pasdite delegacioni do të pritet edhe nga kryetari i Dhomës së kantoneve të Parlamentit zviceran, Hans Altherr dhe do të ketë një vizitë të shoqëruar, pjesëmarrje në një sesion të Parlamentit të Zvicrës.Kryetari Krasniqi i njoftoi mikpritësit me zhvillimet në Kosovë, ndërtimin e institucioneve demokratike dhe me objektivat e tyre, njohjet ndërkombëtare, për punën e Kuvendit etj. Kryeparlamentari u shprehu mirënjohje miqve zviceranë për mbështetjen e shtetit të tyre ndaj Kosovës në periudhat e rënda nëpër të cilat ajo ka kaluar. Ai përmendi edhe marrëveshjet që Kosova dhe Zvicra kanë arritur, duke kërkuar që marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve të thellohen dhe zgjerohen më tej, thuhet në një komunikatë të shërbimit p¨r medie në Kuvendin e Kosovës.Kryetari i Këshillit Kombëtar zviceran shprehu respektin për Kosovën dhe të kaluarën e saj. “Ne e kemi mbështetur Kosovën, sepse jemi ndier afër saj”, tha Walter, ndërsa përmendi prezencën e madhe të qytetarëve të Kosovës në Zvicër dhe mundësinë që edhe ata të investojnë në Kosovë.Në këtë kontekst, u fol edhe për shkollimin e të rinjve të Kosovës në Zvicër dhe arritjet e tyre atje, në shumë lëmenj.Kryetari Krasniqi i bëri ftesë homologut të tij zviceran që ta vizitojë Kosovën. Delegacioni pati një takim tjetër me Komisionin për Politikë të Jashtme të Këshillit Kombëtar të Zvicrës, gjatë të cilit, nga anëtarët e këtij komisioni u shtruan shumë pyetje. Kryetari Krasniqi iu përgjigj interesimit të parlamentarëve zviceranë për çështje të ndryshme, si: zhvillimi ekonomik i Kosovës, dialogu e marrëdhëniet me shtetet fqinje, korrupsioni e krimi i organizuar, raporti i Dik Martit etj.Një takim i veçantë u zhvillua edhe me shefin e Departamentit të Punëve të Jashtme, Didier Burkhalter, me të cilin u bisedua për aspekte të ndryshme ndërkombëtare të Kosovës, thuhet veç tjerash në komunikatë.