Sport
Kroacia pa kapitenin kundër Kosovës
Federata e Futbollit e Kroacisë ka bërë të ditur se Luka Modriq nuk do të luajë ndaj Kosovës. Gjithashtu do të mungojë edhe mbrojtësi Dejan Lovren

Kapiteni i përfaqësueses së Kroacisë, Luka Modriq, do të mungojë në ndeshjet kundër Kosovës dhe Finlandës, ka bërë të ditur nga Federata kroate e futbollit, shkruan albinfo.ch.
Mungesa e mesfushorit në ndeshjet kualifikuese të kombëtares së tij për ‘Rusia 2018’ është si pasojë e dëmtimit të gjurit. “Mesfushori i Realit dhe kapiteni i përfaqësueses kroate, Luka Modriq, nuk do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Ante Çaçiq për ndeshjet ndaj Kosovës (6 tetor) dhe ndaj Finlandës (9 tetor), në kuadër të kualifikimeve evropiane për Kampionatin Botëror 2018 të FIFA-s, për shkak të dëmtimit të gjurit”.
“Ekipi mjekësor i përfaqësueses së Kroacisë është në kontakt me mjekët e Realit rreth marrëveshjes për trajtimin e lojtarit kyç të Kroacisë dhe klubit të Madridit”, thuhet në njoftim.
Në vend të Modriqit, trajneri kroat ka ftuar lojtarin nga ekipi U-21, Marko Rog. Edhe pse nga Reali nuk e kanë bërë të ditur mungesën e saktë të tij, 31-vjeçari pritet të mungojë rreth një muaj.
Ndaj Kosovës do të mungojë edhe Dejan Lovren i Liverpoolit, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Swanseas. Gjithashtu edhe mesfushori Marcelo Brezoviq nuk po ftohet nga Interi dhe këto janë sinjale të mira për Kosovën që të kërkojë rezultat pozitiv.
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Procesohen rreth 70% e votave në përfaqësitë diplomatike, VV prin me rezultat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pêrmes platformës elektronike të rezultateve zgjedhore ka përditësuar të dhënat e votave...
-
Betohet Arianit Besiri, kryetari i parë shqiptar i njê bashkie në Gjermani
-
Kosovari shpallet fajtor për tentativë vrasjeje por i ulet dënimi
-
Autorë shqiptarë nga Kosova, në Sallonin e librit 2025, në Gjenevë
-
Lëshohet urdhërarrest për vëllain e Besar Nimanit
Jeta në Zvicër
-
Veturat pa shoferë në Zvicër: Lejohet telefoni, por jo gjumi Duke hequr duart nga timoni, makina do të ecë vetë në autostradë. Nga 1 marsi, kjo...
-
Kosovari shpallet fajtor për tentativë vrasjeje por i ulet dënimi
-
Numër i lartë i rasteve të paraportuara të racizmit anti-mysliman në Zvicër
-
Zvicër, Studentët në 2024: Epoka e mësimit në distancë dhe punës së intensifikuar
-
Ndalimi i rrjeteve sociale për moshat nën 16 vjeç, në tryezën e Këshillit Federal