Futboll

Kreu i FIFA-s u kërkon shteteve të kenë nga një stadium me emrin Pele

Çdo vend në botë që është anëtar i FIFA-s do të ketë një stadium me emrin Pele. Kështu kërkoi Presidentit i FIFA-s, Gianni Infantino, për 211 shtetet anëtare, në deklaratat e tij jashtë stadiumit Santos, ku ka shkuar për t’i dhënë lamtumirën mbretit të futbollit.

“Ne gjithashtu do t’i kërkojmë çdo vendi në botë që të emërtojë një nga stadiumet e tij të futbollit me emrin Pele”, tha Infantino.