Kosova
Krejt çka është gjetur dhe konfiskuar sot në veri të Kosovës
Policia e Kosovës në konferencën e sotme ka njoftuar se gjatë kontrolleve të zbatuara sot janë sekuestruar prova të shumta materiale dhe mjete të ndryshme, që lidhen me sulmet e fundit në Kosovë, sidomos me atë të ditës së premte.
Sipas njoftimit janë konfiskuar mbi 200 uniforma ushtarake, gjashtë raketahedhës dore (Zolla), prej të cilave tri të përdorura, tri granata dore, dy armë automatike AK-47, një revole, municion të kalibrave të ndryshëm, pjesë të armëve, fitila ndezës për inicim të lëndëve plasëse, helmeta ushtarake, maska, thika, të holla, pajisje elektronike etj.
Tutje, bëhet e ditur se në një rast të ndarë në Zveçan, Policia e Kosovës ka gjetur të fshehura një sasi të konsiderueshme të armatimit dhe gjësendeve të tjera, si: dy armë automatike AK-47, tri revole, një armë të gjuetisë, dy armë rekreative (airsoft – imitim i armëve të vërteta), gjashtë karikatorë të armës AK-47, municion të kalibrave të ndryshëm, uniforma ushtarake, pjesë e sipërme e uniformës së Policisë së Kosovës me emblemë, transmeton albinfo.ch.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe pasurisë së tyre pa dallim, përmes parandalimit të çfarëdo forme të kriminalitetit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë personave që kanë kryer vepra penale, gjithmonë duke respektuar aktet ligjore dhe normative dhe duke garantuar të drejtat themelore të njeriut”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
E-Diaspora
-
Greenhouse merr certifikatën OAE: Një hap përpara në zhvillimin ekonomik të Kosovës Kompania “Greenhouse” është një nga emrat kryesorë në sektorin e prodhimit të shtëpive të parafabrikuara në...
-
Gjuha dhe kombësia, mesazhet kryesore të Kuvendit Kombëtar të Gjuhës Shqipe
-
Festimi në Danimarkë i 112-vjetorit të Pavarësisë dhe 80-vjetorit të Çlirimit të atdheut
-
Arianit Shaqiri, një aktor shqiptar në dramën “Wilhelm Tell” të teatrit zviceran
-
Ambasadori shqiptar reflekton për pavarësinë, në Ditën e Flamurit, në Bernë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Të pasurit po bëhen më të pasur Sipas “Bilanz”, 300 njerëzit më të pasur në Zvicër kanë për herë të parë një pasuri...
-
48 mijë franga për këtë targë të veçantë
-
Zvicër: 770,000 punonjës planifikojnë të ndryshojnë vendin e punës
-
14 miliardë më shumë për zgjerimin e rrjetit hekurudhor
-
48 persona konsiderohen si kërcënim për sigurinë