Kosova

KQZ: Deri tani, 25 mijë votues më shumë se në zgjedhjet e kaluara

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, deri në të njëjtën kohë, në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës në vitin 2017 kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 për qind e votuesve.

“Përveç disa incidenteve të izoluara, sipas të dhënave që vijnë nga dhoma operative, procesi i votimit është duke shkuar në rregull”, tha Daka

Gjithashtu deri në orën 11:00, 174 mijë e 69 persona me të drejtë vote, ose 9.64 për qind e votuesve kanë votuar. Këto të dhëna u thanë në konferencën e Komisionit Qendror Zgjedhor.

“Procesi i votimit është duke shkuar në rregull. Po ashtu duke u mbështetur në të dhënat që kemi marrë nga 94 për qind të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 11:00, 174 mijë e 669 votues, apo 9.64 për qind e votuesve. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet e parakohshme të Kuvendit të Kosovës në vitin 2017 kishin votuar 150 mijë e 244 votues, apo 8.45 për qind e votuesve”, ka thënë ajo, përcjell albinfo.ch.