Kosova
Kosovë: Për dy vjet u trefishua numri i qytetarëve të kësaj komune që emigruan
Referuar statistikave, për dy vjet u trefishua numri i qytetarëve të Suharekës që e braktisën Kosovën
Tashmë dihet se kushtet jo të mira ekonomike në Ksoovë kanë bërë që shumë qytetarë të Republikës së Kosovës ta braktisin vendin, duke shkuar nëpër vende të ndryshme të botës me qëllim që të kenë një standard të jetesës më të mirë, transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se sipas statistikave të ASK-së, vetëm gjatë vitit 2019 nga Republika e Kosovës janë larguar rreth 34,911 banorë, përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë.
Nga ky numër i përgjithshëm, 2427 janë qytetarë të komunës së Suharekës që emigruan për shkak të bashkimit familjar, martesave, gjetjes së një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj. Në komunën e Suharekës, krahasuar me vitin 2018, kur numri i emigrantëve ishte 1958, në vitin 2019 ky numër u rrit për 469 qytetarë.
Ndërkohë në vitin 2017 vetëm 914 qytetarë të Suharekës emigruan për një të ardhme më të mirë. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor