Lajme
Kosovë, nis studimi i tokës
Ky projekt që është financuar nga Bashkimi Evropian, do të nxjerr të vërtetën nëse toka e Kosovës është e helmuar apo e pastër
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me organizatën gjermane GIZ dhe atë poloneze NIRAS, kanë nisur projektin për të studiuar ndotjen e tokës bujqësore të Kosovës. Ky projekt do të nxjerr të vërtetën nëse toka e Kosovës është e helmuar apo e pastër.
Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian për studimin e tokës bujqësore në Kosovë (ALPS). Ky studim nisë pasi që disa muaj më parë është shkruar në mediet e Prishtinë, duke u bazuar në hulumtimet ndërkombëtare, se toka e Kosovës është e kontaminuar.
Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala përshëndeti fillimin e këtij projekti, duke e cilësuar shumë të rëndësishëm sa i përket të dhënave që do të dalin nga ky studim rreth shfrytëzimit dhe ruajtjes së qëndrueshme të tokës bujqësore.
“Besoj se ky projekt do të nxjerrë të dhëna të vlefshme dhe të besueshme për të përcaktuar së në çfarë gjendje është toka jonë bujqësore dhe në çfarë mase mund të jenë të ndotura pjesë të ndryshme të saj”, deklaroi Shala.
Ndërsa Christof Stock, nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se objektivë kryesore e këtij projekti është mbështetja e Qeverisë së Kosovës, për të përmirësuar sistemin e menaxhimit të tokave bujqësore.
Ai konsideroi se projekti ALPS përfshinë edhe një komponent shumë të rëndësishëm, atë të studimit të detajizuar të tokës në 17 komuna, për të vlerësuar prezencën e metaleve të rënda në produktet bujqësore dhe ushqimore, dhe vlerësimin e mundësisë së përhapjes së këtyre ndotjeve në trupin e njeriut.
Qëllimi kryesor i projektit ALPS, është mbështetja e institucioneve qeveritare në drejtim të realizimit të vlerësimit të ndotjes së tokës bujqësore, si element shumë i rëndësishëm për zbatimin e legjislacionit vendor lidhur me menaxhimin e tokës bujqësore dhe mbrojtjen e mjedisit.
Ndryshe, disa herë janë dhënë dilemat se toka bujqësore në Kosovë është infektuar në masë të madhe nga lufta e fundit dhe përdorimi i armeve luftarake. Ky studim do të nxjerr të vërtetën, nëse toka është e pastër, apo ka uranium të varfëruar dhe elemente të tjera kimike që janë kancerogjene.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve