Shkurt.ch
Kosovari pret në fyt një zviceran
Dy kosovarët e përfshirë në këtë incident janë arratisur, ndërsa policia arrin t'i arrestojë në Interlaken
Gjatë një ndeje në restorant, në Interlaken të Zvicrës, të hënën rreth orës 21.30, duke pirë nga një gotë dy miq zviceran mundës Gehrig (38) dhe K. Z., si duket ishin dy mysafirët e fundit.
Papritmas ndalet një taksi nga i cili zbresin dy kosovarë (33 dhe 31-vjeçarë). Sipas „Blick”, ata kishin filluar menjëherë të ofendojnë zviceranët me fjalë të ndyta, kanë pohuar dëshmitarët e rastit.
Pas kësaj, reagon menjëherë mundësi dhe njëherit politikani nga Partia SVP, K. Z.
«Ai është ofenduar rëndë nga ofendimet dhe duke dashur të hedhë gotën e birrës në drejtim të kosovarit, njëri nga kosovarët e nxjerr thikën duke e prerë zviceranin K. Në fyt, ndërsa gjaku shpërtheu menjëherë», ka rrëfyer ngjarjen një dëshmitar.
Zvicerani K. E mban qafën me duar. Miku i tij Roland Gehrig, reagon shpejt. «Ai mundohet t`ia ndalojë gjakun dhe e dërgon në spital», ka vazhduar mëtutje dëshmitari.
Që të dy kosovarët janë arratisur, ndërsa policia ka lëshuar menjëherë një fletarrest dhe nga ora një e mesnatës, ajo arrin t`i arrestojë në Interlaken.
Mjekët në spitalin e Interlaken, kanë luftuar për të shpëtuar jetën e politikanit dhe njeriut të dashur nga radhët e SVP dhe më në fund, ai i shpëton më të keqes dhe tani gjendet jashtë rrezikut për jetë.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor