Shkurt.ch
Kosovari 6 vjeç nget makinën transportuese!
Ai madje ka ndaluar makinën në një udhëkryq para semaforëve dhe, pa komplikime, ka vazhduar rrugën më tutje!
Një „shofer” 6 vjeçar dhe “kolegët” e tij, 5 dhe 7 vjeç kishte ndezur makinën transportuese dhe me të, kishte shkuar relativisht larg, derisa e kishte ndaluar një gardh i kopshtit në fshatin tjetër.
Të tre aventuristët e vegjël janë kosovarë dhe kusherinj në mes vete.
Kjo ka ndodhur dje në Aesch të kantonin Baseland dhe makina kishte shkuar drejt Reinach-ut, që është katër kilometra larg. Ata i kishte ndalur vetëm rrethoja e një kopshti.
Fqinjët e frikësuar nga zhurma e aksidentit, kishin përjetuar një befasi të jashtëzakonshme kur kishin parë tre vocërrakët në kabinë.
Sipas policisë, vogëlushët e kishin gjetur çelësin e makinës në kutinë e postës dhe pastaj kishin shkruar drejtë e në makinë, shkruan “Bieler Tagblatt”.
Policët kanë sqaruar se ngasësi 6 vjeçar i veturës gjithë rrugën prej 4 kilometrash e ka kaluar duke ngarë në mënyrë “korrekte”. Ai madje ka ndaluar makinën në një udhëkryq para semaforëve dhe, pa komplikime, ka vazhduar rrugën më tutje!
Për shkak të moshës, fëmijët nuk përgjigjen për veprën, ndërsa dëmet e shkaktuara do t`i paguajnë prindërit e tyre.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor