Kosova
Kosovare Asllani, femra e parë që merr çmimin ‘Këmba e Artë’
Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani, është bërë femra e parë që ka marrë çmimin ‘Këmba e Artë’, i ndarë nga Principata e Monakos, përcjell albinfo.ch.
Asllani tha se ky është një çmim që ndahet për dikë me një karrierë të madhe ndërkombëtare, është të paktën 29 vjeç dhe ka një personalitet të fortë.
Bashkë me Asllanin, çmimin e njëjtë e ka fituar edhe Roberto Lewandowski, për meshkuj.
“Një nga ato netët e veçanta. Shumë krenare dhe e nderuar që shkruaj histori, duke marrë çmimin e parë ‘Këmba e Artë’ për një lojtare femra”, shkroi Asllani në Facebook.
“Pjesa e veçantë me këtë çmim është se fituesi lë një kallëp të përhershëm të gjurmëve të tyre në “Shëtitoren e Kampionëve”, në breg të detit të Principatës së Monakos”, shtoi ajo.
Asllani falënderoi Monakon, Princin Albert, Presidentin Antonio dhe gjithë organizatën për mirënjohjen.
“Ky çmim përfaqëson futbollin e femrave dhe sa larg ka arritur, por gjëja më e mirë është se ne sapo kemi filluar”, përfundoi futbollistja me renome botërore.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës