Kosova
Kosova publikon listën për ndeshjet e tetorit, ndryshime te ‘Dardanët’
Trajneri Primoz Gliha ka publikuar listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Kosovën në dy duelet e muajit tetor në eliminatoret e Euro 2024 kundër Andorrës në transfertë (12) dhe përballë Izraelit në “Fadil Vokrri” (15).
Risia e listës së “Dardanëve” është Qëndrim Zyba, mesfushori i Ballkanit, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer, teksa ishte ndër më të mirët në fushë edhe në suksesin 2-0 kundër Dinamos së Zagrebit në Conference League.
Edhe pse janë grumbulluar edhe më parë, lojtarë si Ismajl Beka, Altin Zeqiri dhe Shkëlqim Vladi nuk kanë debutuar ende me përfaqësuesen e Kosovës.
Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresevic, Valon Berisha, Ermal Krasniqi, Arbër Zeneli, Andi Hoti dhe Valon Zumberi janë mungesat krahasuar me grumbullimin e fundit.
Ndërkohë që Qëndrim Zyba, Lumbardh Dellova (Ballkani) dhe Ilir Krasniqi (Llapi) janë 3 lojtarët e ftuar nga kampionati vendas.
Kosova renditet në vendin e parafundit në Grupin I me vetëm 4 pikë të grumbulluara, në 6 ndeshje.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor