Kosova

Kosova publikoi listën e futbollistëve në ndeshjen kundër Zvicrës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Zvicrës dhe kundër Rumanisë, përcjell albinfo.ch.

Në listë janë përfshirë 27 futbollistë, teksa ka edhe emra të rinj. Grumbullimi i Dardanëve nis më 4 shtator, derisa më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër.