Kosova

Kosova ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para përballjes me Bjellorusinë

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Bjellorusisë, që zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim prej orës 20:45.

Kjo do të jetë ndeshja e fundit e Dardanëve në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Skuadra vjen në këtë ndeshje pas fitoreve ndaj Andorrës dhe Izraelit, si dhe barazimit me Zvicrën, por me mungesa të rëndësishme, shkruan albinfo.ch.