Shkurt.ch

Kosova, e teta me numrin e azilkërkuesve

Numri i personave që kanë kërkuar azil gjatë vitit 2011 në Zvicër ka shënuar rritje të madhe në krahasim me vitin paraprak. Kanë qenë rreth 22 mijë veta nga shumë vende të botës që në vitin e kaluar kanë provuar fatin në Zvicër, ndërsa një vit më parë ky numër ishte rreth 16 mijë.

Sipas Zyrës FVederale për Migracion, të cituar nga gazeta “Aargauer Zeitung”, radhitja e vendeve prej nga ka pasur më së shumti kërkesa për azil gjatë vitit 2011 ka qenë kjo: Nga Eritrea: 3356 persona, Tunizia: 2574, Nigeria: 1895, Serbia: 1217, Afganistani: 1052, Maqedonia: 926 etj.

Në këtë listë, Kosova, me 634 azilkërkues, është në vendin e tetë.