Shkurt.ch
Kosova do të ketë sheshin “Micheline Calmy-Rey”!
Pëlqimin për këtë akt, sipas medieve zvicerane, e ka dhënë ministri kosovar i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj
Mediet zvicerane në edicionet e tyre të mbrëmjes i kanë bërë jehonë një njoftimi për emërtimin e një sheshi në Kosovë me emrin e presidentes në dorëheqje të Zvicrës, Micheline Calmy-Rey. Ajo me këtë rast do të nderohej si “Ambasadore e paqes në Ballkan”.
Pëlqimin për këtë akt, sipas medieve në fjalë, e ka dhënë ministri kosovar i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, duke pranuar kështu propozimin e ardhur nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë” me seli në Gjenevë.
Në intervistën e dhënë për këtë agjenci, ministri Hoxhaj e ka quajtur “ide të mirë” këtë propozim. Ndërsa si vend ku një shesh mund të merrte emrin e presidentes dhe ministres së jashtme të Zvicrës mund të ishte Theranda (Suhareka) ku është dhe selia e misionit të Swisscoy.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër (24 nëntor) takimin me shqiptarët në Londër,...
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor