Lajme

Koronavirusi: Të gjitha që duhet t’i dini në lidhje me simptomat dhe rreziqet

Ndërsa bota mbyllet edhe më tej pas pandemisë së koronavirusit, ky virus u zbulua për herë të parë në Wuhan të Kinës.

Që nga dhjetori rreth 16.000 persona kanë vdekur në të gjithë botën nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

Më shumë se 311.000 njerëz kanë testuar pozitiv për COVID-19 sipas Johns Hopkins University.

Sipas OBSH, koronaviruset janë një familje e viruseve që shkaktojnë sëmundje që fillojnë nga ftohja e zakonshme deri te sëmundjet më të rënda siç janë sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes.

Këto viruse u bartën fillimisht na kafshët të njerëzit. Emri coronavirus vjen nga fjala latine corona që do të thotë kurorë. Nën një mikroskop elektronik, duket sikur është e rrethuar nga një koronë diellore.

Koronavirusi i identifikuar nga autoritetet kineze në 7 janar dhe që emërtimi SARS-CoV-2, është një lloj i ri që nuk ishte identifikuar më parë tek njerëzit. Megjithëse transmetimi tek njëri tjetri është konfirmuar.

Cilat janë simptomat?

Sipas OBSH-së shenjat e infeksionit përfshijnë ethe, kollë, gulçim dhe vështirësi në frymëmarrje.

Në raste më të rënda, mund të çojë në pneumoni, dështim të shumëfishtë të oganeve dhe madje edhe vdekje.

Vlerësimet aktuale të periudhës së inkubacionit – koha midis infeksionit dhe fillimit të simptomave- shkojnë nga një deri në 14 ditë. Shumica e personave të infektuar tregojnë simptoma brenda pesë deri në gjashtë ditë.

Sidoqoftë, pacientët e infektuar gjithashtu mund të jenë asimptomatikë që do të thotë se ata nuk shfaqin ndonjë simptomë pavarësisht se kanë virusin në sistemin e tyre.

Sa vdekjeprurës është?

Rreth 16.000 vdekje të regjistruara, numri i viktimave të vdekjeve nga ky koronavirus i ri ka tejkaluar virusin SARS 2002-2003, i cili gjithashtu kishte origjinën në Kinë.

SARS vrau rreth 9 përqind të atyre që infektuan gati 800 njerëz në të gjithë botën dhe më shumë se 300 vetëm në Kinë.

Çfarë po bëhet për të ndaluar përhapjen e saj?

Shkencëtarët rreth e rrotul globit po garojnë për të zhvillluar një vaksinë, por kanë paralajmëruar se nuk ka të ngjarë që një do të jetë në dispozicion në vitin 2021.

Ndërkohë, të gjitha shtetet kanë mbyllur shumicën e punëve, udhëtimet, restaurantëve, bareve, shkollave dhe gjithashtu shumë punëtor detyrohen të punojnë nga shtëpia.

A është kjo një emergjencë globale?

Po, ky shpërthim është një emergjencë globale shëndetësore tha OBSH me 30 janar, duke e ngritur alarmin më tej në 11 mars kur e shpalli krizën një pandemi.

Aleanca ndërkombëtare e shëndetit është një thirrje për vendet në mbarë botën për të koordinuar përjigjen e tyre nën drejtim të OBSH.

Ka pasur pesë urgjenca globale që nga 2005 kur u zyrtarizua deklarata: gripi i derrit në 2009, poliomieli në 2014, Ebola në 2014, Zika në 2016 dhe Ebola përsëri në 2019