Shkurt.ch

Konsumi në Zvicër, drejt stabilizimit

Stabilizimi që ka ndodhur në muajin shtator lidhet me qarkullimin e shtuar të benzinës dhe të naftës gjatë këtij muaji

Gjatë muajit shtator konsumi në Zvicër ka shënuar një rënie që është shumë më e vogël se ajo e gushtit. Kështu, qarkullimi i mallrave me pakicë gjatë shtatorit në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2010 ka pësuar një rënie prej 3%. Por, kur të “pastrohet” kjo shifër nga ndikimi i inflacionit dhe kur të llogariten ditët e pushimit dhe festat, i bie se rënia është 0.9%.

Shikuar nga ky aspekt, sipas medieve zvicerane, realisht bëhet fjalë për një trend stabilizimi.

Ndërsa gjatë muajit gusht, në kohën kur frangu ishte veçanërisht i fortë, qarkullimi i mallrave me pakicë kishte shënuar rënie nominale 4.3 % ndërsa reale 1.9 %. Këtë njoftim e ka bërë Enti Federal për Statistika.

Stabilizimi që ka ndodhur në muajin shtator lidhet me qarkullimin e shtuar të benzinës dhe të naftës gjatë këtij muaji.