Lajme

Konjufca kërkon përkrahjen nga Austria

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është pritur në takim nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.

Kryeparlamentari Sobotka ka konfirmuar gatishmërinë e Austrisë, në veçanti të Parlamentit austriak, për vazhdimin e mbështetjes së Kosovës dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Konjufca kërkoi mbështetjen e Austrisë për Kosovën në proceset e integrimit euroatlantik dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, përcjell albinfo.at.

Në takim u shkëmbyen mendime edhe në lidhje me agresionin rus në Ukrainë dhe domosdoshmërinë e sanksionimit të Rusisë.

Kryetari Konjufca po qëndron për vizitë zyrtare në Austri. Gjatë qëndrimit atje, ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjetër shtetërorë e institucionalë të këtij shteti.