Lajme
Komuniteti musliman i shqiptarëve në Zvicër të gatshëm për bashkëpunim në projektet kombëtare
Mehas Alija, kryetar i “Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër zhvilloi sot një takim pune me ambasadorin e Republikës së Kosovës në Zvicēr, Sami Ukelli.
Pritja në ambasadën e Kosovës u cilësua shumë e këndshme dhe me një mikëpritje të madhe, raporton Albinfo.ch
“Ambasadorin e njoftova për rolin dhe aktivitetet e Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, si dhe i shpreha gatitshmëri për të bashkëpunuar në projekte të interesit kombëtar, kulturor e shoqëror. Në mënyrë të veçantë përmenda rolin e tanishëm që japin xhamitë shqiptare në Zvicër për mobilizimin e regjistrimit të diasporës nga Maqedonia e Veriut”, shkruan Alija.
Në këtë takim bëhet e ditur se u theksua nevoja e bashkëpunimit më të drejtpërdrejtë ndërmjet KMSHZ-së dhe LAPSH-it, respektivisht të Shkollës Shqipe në Zvicër.
“Në lidhje me këtë na presin projkte të dobishme për komunitetin tonë shqiptar”, thekson Alija.
Në këtë takim i pranishëm ishte edhe nënkryetari i KMSHZ, Fehim ef. Abazi.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara