Lajme
Komedia “Martesa me letra” shfaqet më 14 maj në Cyrih
Aktori Kreshnik Ibrahimi përmes satirës dhe batutave të shumta, sjell humor dhe të qeshura pafund për të pranishmit, raporton albinfo.ch.
Aktori i njohur i humorit, Kreshnik Ibrahimi, i kthehet skenës me shfaqje të suksesshme. Ibrahimi, i cili tash e disa vjet jeton në Gjermani, ka njoftuar se më 14 maj do të shfaqë një stand – up komedi shqip në Cyrih, përkatësisht në (Salmen) në Schlieren.
Shfaqja titullohet “Martesa me letra” dhe aktori Kreshnik Ibrahimi, përmes satirës dhe batutave të shumta, sjell humor dhe të qeshura pa fund për të pranishmit, raporton albinfo.ch.
Producenti dhe udhëheqësi i emisionit “Ich bin albaner”, përmes një postimi në “Facebook” ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Zvicër që të vijnë në sallë për të ndjekur shfaqjen e tij.
“Ju ftoj të gjithëve së bashku me familjet tuaja të jeni pjesë e kësaj nate plot të qeshura dhe humor”, ka shkruar ai ndër të tjera në postimin e tij.
Partner medial i shfaqjes “Martesa me letra” është albinfo.ch.
Biletat mund t’i rezervoni online duke klikuar këtu:
https://eventfrog.ch/de/p/theater-buehne/comedy-kabarett/martesa-me-letra-komedi-shqip-6927928068808774119.html?fbclid=IwAR2xGI2UBQtUa93ZsqVIb82HNFfyFd7-jukwUg9yNyLXWLqEuXODnFFJ3hs
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit14 Maj 2022
- Ora20:00
- LokacioniSchlieren
- Data e përfundimit14 Maj 2022 - 21:00
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor