Shkurt.ch

Kolosi turk nuk rritet më!

Me 2.51 m, ai është jo vetëm njeriu më i gjatë në botë. Ai ka po ashtu edhe duart dhe shputat më të mëdha në botë

Njeriu më i gjatë në botë, turku Sultan Kösen nuk rritet më. Kolosit të lartë 2.51m i është hequr një tumor nga hipofiza, i cili shkaktonte rritjen e vazhdueshme të tij. Mjekët e spitalit në universitetin Virginia në Charlottesvile ia kanë dalë që me trajtim medikamentesh të ndërpresin rritjen problematike të të riut turk.

Si fëmijë, Kosen ka pasur madhësi mesatare. Por kur kishte mbushur 10 vjet atë ai ishte sëmurë nga akromegalie, një sëmundje që çon njeriun drejt rritjes së jashtëzakonshme. Përmes kësa anomalie, Kösen ka hyrë disa herüë në librin e rekordeve të Ginisit.

Me 2.51 m, ai është jo vetëm njeriu më i gjatë në botë. Ai ka po ashtu edhe duart më të mëdha dhe shputat më të mëdha. Për këtë arsye atij i nevojiten këpucë me numrin 57, ose me gjatuesi 36 cm. Ai është ankuar se nuk gjendet automobil për të.

Por, ky nuk ishte problemi më i madh i tij. Me gjatësinë e jashtëzakonshme ai nuk mund të gjejë asnjë vajzë që do ta pranonte si burrë. Ato, sipas tij, kane frikë nga ai.