Shkurt.ch

Koka e miut në konservën e fasules!

"Kur e shikova më mirë, u binda: ishte tamam një kokë miu, me lëkurë dhe me mustaqe"

Ata që e kanë ndërmend të hanë darkë së shpejti, bëjnë mirë të mos e lexojnë!

Tash, për të tjerët: i riu 24 vjeçar Vincent KLuska nga lokaliteti Annemasse në Francë, në afërsi me kufirin e Zvicrës ka mbetur pa tekst kur ka hapur konservën me fasule të gjelbra, shkruan portali welt.de. Bashkë me kokrrat e fasules aty ka pasur edhe “mish”, gjegjësisht një kokë e paparalajmëruar miu.

“Kur e shikova më mirë, u binda: ishte tamam një kokë miu, me lëkurë dhe me mustaqe”, ka thënë Kluska.

Konservën me gjithë miun në të, Kluska e ka dërguar me postë në shërbimin e klientëve të rrjetit të supermarketeve Carrefour, ku e ka blerë konservën. Carrefour i ka kërkuar falje dërguesit. Sipas kësaj ndërmarrjeje, përmes një hetimi do të sqarohet se si ka ardhur “trupi i huaj” në konservën e perimeve.