Shkurt.ch

Koha verore fillon këtë të diele

"Koha verore e Evropës së Mesme” (MESZ) vazhdon deri më 28 tetor

Në fundjavën që vjen, në Zvicër fillon llogaritja e kohës verore. Në orën 2 të të dielës, pas mesnate, orët duhet të kurdisen për një orë më herët, respektivisht nga ora 2 të kthehen në orën 1. Për këtë arsye nata do të jetë për një orë më e shkurtë.

Koha verore ose siç quhet zyrtarisht “Koha verore e Evropës së Mesme” (MESZ) vazhdon deri më 28 tetor.

Shumica e orëve publike në Zvicër do të kurdisen me telekomandë për t`iu përshtatur llogaritjes së re të kohës, ka thënë Christian Schlunegger nga Zyra Federale për Metrologji Metas.

Koha verore në Zvicër qe llogaritur më parë në vitet 1941 dhe 1942. Por në vitin 1943 Qeveria Federale e kishte ndërprerë këtë eksperiment. Ndërsa nga viti 1980 është vendosur sërish llogaritja e kohës verore ashtu si dhe në shumicën e vendeve të Evropës edhe në Zvicër.