Futboll

Muriqi shënon golin e 8-të në sezon, por cilat janë klubet që duan ta transferojnë 

Vedat Muriqi e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike.

Sulmuesi kosovar po e bën namin në La Liga, ku i ka realizuar 7 gola deri tash, më saktësisht mbi 60 për qind të golave që i ka shënuar Mallorca, ndërsa e ka edhe një asistim.

Golin e tetë sulmuesi kosovar ka shënuar kundër Atletico Madridit në minutën e 16-të për epërsinë e Mallorcas.

E kjo ka bërë që klubet e njohura spanjolle të shfaqin interesim për “Piratin”.

Sipas mediave spanjolle, janë dy klube të La Ligas që e duan në gjirin e tyre përfaqësuesin kosovar.

“Diariodemallorca” raporton se prizrenasin e do Sevilla, e cila s’është e kënaqur me sulmuesit aktualë, Rafa Mir e En Nesyri.

Prandaj, mediumi spanjoll shton se Muriqi do t’i përshtatej në mënyrë perfektë lojës së trajnerit Jorge Sampaoli.

Ndërkohë, ish-futbollistin e Lazios po e pëlqen edhe Villarreali.

Trajneri Quique Setien do të donte ta ketë në dispozicion 28 vjeçarin, për ta bërë një dyshe të frikshme bashkë me Gerard Morenon, shkruan express.

Pra, Muriqi ka shpërthyer këtë vit me Mallorcan dhe nuk përjashtohet mundësia që atë ta shohim në një klub më të madh spanjoll në vitin 2023.