Shkurt.ch

Këtë vit “Coop”-i do të eliminojë bonuset për punonjësit e saj

Ekonomia e zymtë do të ketë pasoja edhe për punonjësit e “Coop”-it. Këtë vit distributori i madh i Basel-it nuk do të paguajë bonuse, thotë shefi Joos Sutter.

Viti 2012 do të jetë i vështirë, ashtu siç ishte edhe viti 2011, theksoi Joos Sutter në një intervistë për javorën “Sonntag”. Instituti Bakbasel lajmëron se pritet të ketë një rënie nominale prej 0.4 për qind të qarkullimit vjetor.

“Ne gjithashtu duhet të fitojmë tregje të reja, në mënyrë që të mos shkojmë prapa”, shton zoti Sutter. “Ne duam të rrisim pak a shumë tregun tonë”.

Vitin e kaluar çmimet e ulëta dhe zbritja e turizmit kanë pasur efekt negativ në rezultatet e “Coop”-it. Të ardhurat neto për shitje me pakicë kanë rënë për 8.1%, në 432 milionë franga.