Shkurt.ch

Kërkohet burg i përjetshëm dhe kujdestari per vrasjen e Lucies

Në vitin 2009, 28 vjeçari e kishte vrarë vajzën 16 vjeçare, duke e therur me thikë dhe goditur me mjet të fortë në kokë

Ka filluar sot në Gjykatën e qarkut në Baden të Aargaut procesi gjyqësor kundër vrasësit 28 vjeçar të Lucies, një vajze 16 vjeçare nga kantoni i Friburgut që punonte si dado në kantonin Schwyz.

Në vitin 2009 e kishte vrarë gjakftohtësisht vajzën e re, duke e therur me thikë dhe goditur me mjet të fortë në kokë.

Vetë zvicerani i paditur e ka përshkruar vrasjen si “stazarake dhe të tmerrshme”. Por, ai nuk ka mundur të shpjegonte shumë nga hollësitë e vrasjes që ka bërë vetë, si gjetjen e shenjave të urinës dhe të spermës në trupin e viktimës etj.

Ai vazhdimisht ka përsëritur se dëshiron që përmes një terapie “të bëhet njeri më i mirë”. Vrasësi i Lucies ka pas vetes edhe një vepër të rëndë penale. Në vitin 2004 ai kishte bërë një tentim vrasjeje dhe për këtë ishte dënuar me katër vite në një qendër të edukimit përmes punës.

Pala akuzuese ka kërkuar për vrasësin e pashpirt dënim me burg të përjetshëm dh me kujdestari. Nëse gjykata e shqipton një dënim të tillë, do të jetë ky i dyti nga viti 2004 kur është futur në ligjin penal ky lloj dënimi.

Vendimi i gjykatës pritet të merret nesër.