Lajme
Katër shqiptarë, në listën e Zvicrës U21
Bëhet e ditur se Albian Hajdari, Kastriot Imeri, Ardon Jashari dhe Bledian Krasniqi janë emrat e katër shqiptarëve që bëjnë pjesën në listën e përfaqësueses së Zvicrës U21 që do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore këtë muaj, përcjell albinfo.ch.
Zvicra thuhet se fillimisht do të takohet me Spanjën më 24 mars në Almeria, ndërsa pas katër ditësh në Basel do ta presin Izraelin.
Vlen të theksohet se Hajdari është 19-vjeçar dhe luan në pozitën e mbrojtësit te Lugano, ndërsa mesfushori 22-vjeçar, Imeri, është pjesë e kampionit të Zvicrës, Young Boys.
Ndërkohë, befasia është Jashari, që ishte pjesë e listës seniore të Zvicrës në Kampionatin Botëror. Mesfushori 20-vjeçar po vazhdon të ketë paraqitje të mira për Luzernin, por përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka thënë se në pozitën ku luan Jashari ka shumë konkurrencë dhe për atë arsye e ka lënë në grumbullim me U21.
Bledian Krasniqi, 21 vjeç, është pjesë e Zuerichut.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës