Kosova

Kapiteni i Kosovës nuk e di nëse do të luajë kundër Izraelit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka deklaruar që nuk e di ende nëse do të luajë me “Dardanët” në ndeshjen kundër Izraelit.

Rrahmani njëherësh është pjesë e skuadrës së Napolit dhe ka thënë se me klubin italian po i vlerëson gjërat, teksa u shpreh se ende nuk e ka një përgjigje të saktë, përcjell albinfo.ch.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit, është planifikuar të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, teksa në të njëjtën ditë, Napoli zhvillon kundër Empolit në kuadër të Serie A.

I pyetur se a do t’i mungojë Napolit ndaj Empolit, për shkak se do të jetë duke luajtur për Kosovën, ai tha se “nuk e di ende, ne jemi duke vlerësuar gjërat”.