Integrimi

Kapet “me pelë për dore”

Kosovari 32 vjeçar i kapur duke dalë nga dritarja e dhomës së shtëpisë së huaj, kishte qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit

Në Olten është kapur në flagrancë një person, deri sa po provonte të hynte në një shtëpi përmes dritares gjysmë të hapur. Atë po e vëzhgonte një person nga fqinjesia i cili e pastaj e ka alarmuar policinë. Kjo e fundit ka ardhur në vendin e ngjarjes me disa patrulla dhe ka arrestuar kosovarin 32 vjeçar i cili, siç u konstatua më vonë, kishte qenë nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.

Policët e kanë kapur atë në kohën që ai po dilte nga shtëpia e huaj përmes dritares, shkruan azonline.ch

Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të dielës, rreth orës 5.30.

Sic bën të ditur Policia Kantonale e Solothurnit, kosovari po mbahet në paraburgim për hetime të mëtejme.