E-Diaspora

Kancelari austriak Kristian Kern, takon asamblistin shqiptar në Ebensee të Austrisë

“Dje, kancelari aktual dhe njëherësh i nominuar edhe për një mandat të ri, zotëri Kristian Kern ishte për vizitë në komunën Ebensee”, thotë Fejzullahi për albinfo.ch

Kancelari austriak (SPO),  Kristian Kern në kuadër të fushatës zgjedhore vazhdon takimet e tij në gjithë Austrinë duke kërkuar votën për një mandat të ri. Pas takimeve të shumta anekënd Austrisë, dje ai ka vizituar edhe komunën Ebensee. Në vizitën e tij, ai është pritur nga asamblisti shqiptar i kësaj komune nga radhët e SPO-së, Lulzim Fejzullahi.

“Dje, kancelari aktual dhe njëherësh i nominuar edhe për një mandat të ri, zotëri Kristian Kern ishte për vizitë në komunën Ebensee”, thotë Fejzullahi për albinfo.ch.

Gjatë kësaj vizite kancelari Kern ka vizituar varrezat në “KZ Ebensee”, ku në ato varreza ka edhe shqiptarë të vrarë nga lufta e dytë botërore. “Ne se bashku vizituan varrezat, në të cilat pushojnë edhe shpirtrat e bashkatdhetarëve tanë të vrarë nga lufta e dytë botërore. Ndërkohë që diskutuam për zgjedhjet, gjendjen ekonomike dhe politike në Austri”, bën më dije Fejzullahi.

Lulzim Fejzullahi është një shembull i suksesit për shqiptarët në Austri. Ai është bërë i njohur në Austri jo vetëm si asamblistë në komunën e Ebensee por edhe si afaristë hotelier si dhe për aftësitë e tij menaxhuese dhe integruese.
Zgjedhjet  e parakohshme parlamentare në Austri do të mbahen më 15 tetor.

Albinfo.ch